Hungari, kapet 110 kg drogë nga Presheva, një pjesë në kuti llokumesh

Hungari, kapet 110 kg drogë nga Presheva, një pjesë në kuti

Autoritetet hungareze kanë zbuluar 110 kilogramë drogë në një autobus të agjencisë Mimoza nga Presheva. Autobusi me drogë është zbuluar ditën e martë (12 dhjetor) në pikën kufitare Horgosh, mes Hungarisë dhe Serbisë.

Droga ka qenë e paketuar në më shumë paketime, kurse siç mund të shihni në videon më poshtë, një pjesë ka qenë e paketuar edhe në kuti llokumesh. Nuk bëhet i ditur lloji i drogës së konfiskuar, por vërehet qartë se është pluhur.

/Lajpress/

EMISIONET