Aktori i njohur i humorit, Jul Deda feston ditëlindjen e djalit të tij, i cili i tregon arsyet përse është i emocionuar.

Në një postim në Instagram, Juli tregon bisedën e mëngjesit me Mateon, i cili duket se e ka marrë humorin e familjes.

“O Ba, sa i emocionuar qenkam sot. –Po pse mor Bab..? –Se kam ditëlindjen pra dhe do harxhosh ca lek. –Ta dish ti sa i emocionuar jam unë o zemër, jo për lekët, por sepse po rritesh. U bëfsh 100 vjec Kampioni im. Të dua pafund,” – ishte shkrimi i Julit, shoqëruar me fotografinë e tyre.

Nuk është hera e parë që Mateo i përmend të ardhurat Julit, pasi ka ndodhur që të bëjnë sfida për të plotësuar kërkesat, ku ky i fundit nuk ka hezituar të kërkojë gjërat që dëshiron.

Nuk do habiteshim nëse ai do vazhdonte profesionin e të atit, duke ndjekur Akademinë e Arteve për tu bërë një ndër aktorët më të mirë në Shqipëri dhe jo vetëm.

/Ora News.tv/