Humbja përballë Barcelonës, tifozët e Valencia-s shkaktojnë trazira në qytet

Humbja në gjysmëfinalen e dytë ndaj Barcelonës, ka revoltuar shumë tifozët e Valencia-s që pas përfundimit të takimit kanë sulmuar me sende të forta autobusin e katalanasve.

Sipas mediave spanjolle, autobusi i Barcelonës u sulmua në momëntin kur ai u nis për tu kthyer drejt Katalonjës.

Pamjet e postuan në "Twitter" tregojnë një grup të tifozëve të Valencias që hedhin gurë dhe shishe xhami drejt autobusit në mënyrë të përsëritur. Sulmet shkatërruan xhamin pranë trajnerit Ernesto Valverde.

Sa i përket ndeshjes, Barcelona fitoi 2 me 0 në takimin e kthimit dhe 1 me 0 në ndeshjen e vajtjes. Kështu, katalanasit siguruan finalen e Kupës së Mbretit, trofe që do ta diskutoj përballë Sevilla-s.



EMISIONET