Humbja me Kukësin, Gjyla: Arbitrat nuk na lejojnë të luajmë futboll, respektojmë garën deri në fund

Humbja me Kukësin, Gjyla: Arbitrat nuk na lejojnë të luajmë

Lushnja ka siguruar prej kohësh rënien nga kategoria, por pavarësisht kësaj po respekton deri në fund kampionatin. Lagunorët u mposhtën 2 me 1 nga kampionët në fuqi të Kukësit, një rezultat që për trajnerin e tyre, Ilir Gjyla u ndikua nga arbitrat që duhet t’i lënë të luajnë futboll.

"Që të vazhdojmë deri në fund, ka disa faktorë. Ne po na shterojnë futbollistët, prej dëmtimeve dhe për kartonëve. Sefa u bë me 4 kartona, edhe Prençi me kartona, por ne nuk tërhiqemi, do respektojmë kampionatin.

"Jo, unë i fola futbollistit tim, se i thërrasim “gjyshi”. Unë kam marrë shumë gjoba, 2 milionë, prej gjyqtarëve. Më bëhet qejfi që i tregoni vetë paraqitjen e gjyqtarëve, s’kam pse flas unë. Unë kam një shprehje time, Gjyqtari i keq nuk është ai që nuk më jep penallti mua, por ai që më jep penallti kot kundër meje. Ne do vazhdojmë të luajmë, edhe pse kishim 1 lojtar më pak për 30 minuta. Unë mendoj se në këto momente, nuk gjendet një skuadër si Lushnja që respekton kampionatin. Futbollistëve i kam thënë respektoni veten, sepse jeni ekipi më i persekutuar, e keni parë ku stërviten. Nuk dua asgjë në favor, thjesht të na lënë të luajnë dhe të vazhdojmë garën.

"Pyesni ata të kolegjiumeve, sepse unë nuk kam asnjë koment."-tha Gjyla për "SuperSport".

EMISIONET