Humbi jetën teksa drejtonte fadromën, nis proçedimi penal për teknikun e firmës së nxjerrjes së gurit

Humbi jetën teksa drejtonte fadromën, nis proçedimi penal

Besnik Kanani, 36 vjeç, humbi jetën ditën e shtunë, pasi ra nga mjeti, tip fadromë, ndërsa ndodhej duke punuar.

Ngjarja u regjistrua në afërsi të fshatit Dëvri, në malin e Tomorrit, ku bababi i tre fëmijëve ndodhej duke punuar për nxjerrjen e gurrit.

Sipas policisë së Beratit, ngjarja u klasifikua si aksidentale, ndërkohë që ditën e sotme bëhet e ditur se ka nisur proçedimi penal për teknikun e fimrës, ku ishte i punësuar 36 vjeçari.

Burime të Drejtorisë së policisë së Qarkut të Beratit, bëjnë me dije se ka nisur proçedimi penal për Vangjel Demirin, 77 vjeç, teknik pranë firmës, ku ishte i punësuar Kanani.

Tekniku, mësohet se punonte me kohë të pjesshme pranë kësaj firme, ndërkohë që do të proçedohet penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Kanani, banor i fshatit Fushë-Peshtan, punonte prej vitesh si fadromistë, në aktivitetin e nxjerrjes së gurit, dhe rënia nga mjeti i shkaktoi vdekjen e menjëhershme.

Prej gati një viti aktiviteti i nxjerrjes së gurit në malin Tomor, është ndaluar me urdhër të Ministit të Mjedisit Blendi Klosi, për krim mjedisor, por disa prej firmave kanë fituar çështjet ligjore me ministrinë në gjykatë dhe herë pas here vijojnë punën. Me gjithë kontrollet në mal nga Agjensia Rajonale e Mjedisit dhe policia e Beratit, puna nuk ka munguar atje, shembull i së cilës ishte dhe rasti i ditës së shtunë që i mori jetën 36 vjeçarit.

EMISIONET