U përplas nga kamionçina, gruaja shtatzënë humb foshnjën

Një aksident jo fort i zakontë u regjistrua të shtunën në Prishtinë, ku një këmbësore shtatzënë u përplas nga një kamionçinë. Policia e Kosovës bën të ditur se si pasojë e lëndimeve të marra, gruaja ka humbur foshnjën.

Pas lëndimeve të marra, viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Me vendim të prokurorit trupi i foshnjës është dërguar në IML për autopsi.

“Raportohet  i dyshuari mashkull K-Shqiptar gjersa ka qenë duke drejtuar një kamionet në rrugë, nga pakujdesia ka godit këmbësoren viktimën femër K-Shqiptare. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK e cila kishte qenë shtatzënë dhe ka abortuar. Me vendim të prokurorit trupi i foshnjës është dërguar në IML për autopsi, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

/Ora News.tv/