Hoyt Brian Yee: Vullnet politik nga Shkupi dhe Athina për zgjidhjen e emrit

Hoyt Brian Yee: Vullnet politik nga Shkupi dhe Athina për zgjidhjen e emrit

Zëvendësndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Hoyt Brian Yee vlerëson se ka vullnet politik edhe në Shkup edhe në Athinë për zgjidhjen e kontestit me emrin.

“Mendoj se Maqedonia ka mundësi në vitin 2018 përfundimisht ta zgjidh kontestin me emrin me Greqinë. Për herë të parë pas një kohe të gjatë ka vullnet politik edhe në Shkup edhe në Athinë, edhe Maqedonia ka mundësi ta realizojë këtë qëllim”, thotë Hoyt Brian Yee në intervistën për TV N1, transmeton Alsat m.

Siç thekson, NATO ka politikë të dyerve të hapura, askënd nuk detyron të bëhet anëtare, ndërsa ato vende të cilat i përmbushin kushtet për anëtarësim janë të mirëseardhura. 

EMISIONET