Mbrojtësi i Juventusit, Benedikt Howedes nuk e di se cila do të jetë e ardhmja e tij, por pranon se do të ishte "emocionuese" për t'u rikthyer tek Schalke 04.

"Do kthehem tek Schalke? Nuk mund ta them këtë. Ndoshta nuk do të jetë vetëm vendimi im, por nëse do të luaja sërish në "Arena Veltins" do të ishte emocionale, sepse është shtëpia ime.

"Jam i lumtur në Torino. Do ta vendos të ardhmen në javët e ardhshme. Nuk do të kisha asnjë problem të punoja me Domenico Tedesco. Kemi folur në mënyrë të sinqertë dhe kurrë nuk kam pasur ndonjë konflikt me të ."-tha Hoëedes për "Bild".

Mbrojtësi gjerman u bashkua verën e kaluar me bardhezijtë me formulën e huazimit për 3.5 milionë euro dhe kanë mundësinë për ta blërë përfundimisht për shifrën e 13 milionë eurove.

Një faktor që ndikon negativisht tek 30-vjeçari është se ai ka luajtur vetëm 3 takime me bardhezijtë, pasi dëmtimet e kanë "tradhëtuar" për të shfaqur talentin e tij në "Allianz Stadium".  

/Ora News.tv/