Hoti: Të votohet demarkacioni, pastaj të shpërbëhet Kuvendi

Hoti: Të votohet demarkacioni, pastaj të shpërbëhet Kuvendi

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka deklaruar pas shtyrjes së seancës në të cilën nuk arritën të votoheshin rekomandimet e opozitës lidhur vendimin e Qeverisë për rritjen e pagave të kabinetit qeverisës, se problemi qëndron te koalicioni qeverisës.

Hoti ka thënë se “koalicioni qeverisës nuk e ka shumicën për të mbivotuar procesin e vendimmarrjes në Kuvend”.

“Si rezultat i kësaj, ata e bojkotuan votimin për të pamundësuar kuorumin prej 61 votash. Bllokues i jetës parlamentare është pozita e paqëndrueshme, e jo opozita që është duke e ruajtur shtetin nga ky koalicion grabitës”, ka thënë mes tjerash Hoti.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së thotë se Kuvendi është bërë jofunksional dhe si rrjedhojë, ky Kuvend “duhet të shpërbëhet sapo të votohet demarkacioni”, shkruhan Koha.net

“Rrugë tjetër për të vendosur normalitetin në Kuvend dhe në institucione të tjera nuk ka”,  tha Hoti.

EMISIONET