DASHI

Kjo do jetë një ditë shumë nervoze për ju. Në dashuri mund të humbisni durimin dhe të krijoni zënka dhe diskutime. Do ju duhet mbase të punoni edhe gjatë pushimeve të gushtit, ndaj stersi do ndihet. Mbetet vetëm të prisni fundjavën.

DEMI

Ky është një moment interesant për shenjën. Në punë do ju shfaqen mundësi shumë të mira. Kjo ditë do jetë e favorshme për ju që doni të nxirrni në pah një projekt apo prisni të merrni frytet e punës së bërë deri më tani. Nervozizëm në dashuri.

BINJAKËT

Kjo ditë është tej mase pozitive për ju, që mund t’i besojë favorit të Marsit, Hënës dhe Afërditës. Marrëdhëniet ndërpersonale dhe ato sentimentale do kenë avantazh dhe beqarët që janë në kërkim të takimeve të reja, mund të kenë njohje interesante. Shfrytëzojeni këtë mundësi për t’i lejuar vetes pak relaks.

GAFORRJA

Sot do doni të rrini pak të veçuar, në vetminë tuaj. Do donit t’i rimendoni gjërat apo të ndryshonit mendimin për situatat apo vendimet e marra në të shkuarën. Është momenti për të kuptuar se çfarë dëshironi në të vërtetë!

LUANI

Gjatë ditëve në vijim, do keni një kuadër yjor tej mase pozitiv karshi jush, ku janë të favorizuara takimet dhe projektet e punës. Do nisni të projektoni të ardhmen dhe në nëntor do shijoni frytet e para. Edhe për ndjenjat është moment i rëndësishëm. Dikush nga ju do nisë të flasë për martesë apo bashkëjetesë.

VIRGJËRESHA

Kjo do jetë një javë vërtet interesante në çdo këndvështrim. Në dashuri, ashtu si edhe brenda fushës profesionale, do keni qetësi dhe dëshirë për të treguar aftësitë tuaja. Gjithsesi, një sjellje pak e hapur drejt risive dhe paaftësia për të menaxhuar stresin dhe situatat e papritura, mund të krijojnë një pengesë të madhe, sidomos në fundjavë.

PESHORJA

Gjatë ditës së sotme, për shkak të lëvizjeve të Hënës së plotë në shenjë, ndjenjat do kenë një rol kyç. Do jetë moment i mirë për lidhjet, por edhe për takime të reja apo për t’i shprehur ndjenjat njeriut të zemrës. Edhe për sa i përket sferës profesionale, do jetë ditë interesante. Do jeni intuitivë dhe do mund të keni ide të shkëlqyera.

AKREPI

Gjatë kësaj dite, do do bënit mirë të evitoni çdo lloj stresi dhe nervozizmi. Është një moment delikat për Akrepin e problemet mund të kenë nisur që në muajt e shkuar, të cilat ende nuk arrini t’i zgjidhni. Në disa raste problemi nuk ju përket ju në vetë të parë, por njerëzve tuaj të dashur. Përpiquni t’u qëndroni larg polemikave, më mirë të evitoni përplasjet.

SHIGJETARI

Edhe kjo ditë do jetë e rëndësishme për ndjenjat. Shenja juaj po përjeton një moment qetësie dhe moskokëçarjeje që bën që dashuria të jetë në vend të parë. Atmosfera pozitive nuk do ndihet vetëm në marrëdhëniet në çift, por edhe ata që janë single dhe janë në kërkim të shpirtit binjak, si dhe ata që duan të rinisin një lidhje pas ndarjes. Lidhjet dhe njohet që lindin në këtë periudhë, do rezultojnë të rëndësishme për të ardhmen.

BRICJAPI

Kjo e mërkurë do jetë një ditë paksa melankolike, sidomos në marrëdhëniet ndërpersonale mund të jetë e bezdisshme. Zënkat dhe diskutimet mund të nisin në raportin në çift dhe në ambjentin ku punoni. Duke nisur nga dita e nesërme, yjet do lejojnë një farë lehtësimi, problematikat mund të zgjidhjen dhe shenja juaj mund të gëzojë më shumë qetësi.

UJORI

Ky është moment i mirë përsa i përket dashurisë, miqësisë dhe marrëdhënieve ndërpersonale në përgjithësi. Kjo javë do rrjedhë me qetësi dhe do mund të kaloni momente zbavitëse në shoqëri të njerëzve të dashur. Aspekti ekonomik mbetet tabù, ndaj kujdes me shpenzimet.

PESHQIT

Dita e sotme do nisë me rikuperimin e energjive dhe humorin e mirë, të cilët do jenë edhe ‘Assi juaj nën mëngë’. Do jeni krijues dhe intuitivë. Ky është momenti ideal për të avancuar në një propozim, apo për të lëshuar një projekt. Qetësi në dashuri, takime interesante në fundjavë.

/Ora News.tv/