Hong Kong, 1.7 milionë persona mblidhen në protestë

Hong Kong, 1.7 milionë persona mblidhen në protestë

Njoftimet për një ndërhyrje ushtarake nga Kina në Hong Kong nuk i penguan 1.7 milionë vetë të marshojë dhe protestojnë paqësisht të dielën pro demokracisë. Rajoni gjysmë autonom ka hyrë tani në javën e 11 të protestave të cilat u ndezën nga një projektligj që lejonte ekstradimin e kriminelëve të dyshuar në Kinën kontinentale.

Stuhitë e shiut dhe paralajmërimet e Pekinit për ndërhyrje ushtarake nuk i kanë penguar aktivistët pro demokracisë të thërrasin një prej marshimeve më të mëdha gjatë këtyre 11 javë protesta në Hong Kong.

Protestat dhe marshimet e kësaj fundjeve kanë qenë përgjithësisht të qeta. Ato shpërthyen kur qeveria rajonale hartoi një projektligj që lejonte ekstradimin e kriminelëve të dyshuar drejt pjesës kontinentale të Kinës. Pavarësisht tërheqjes së qeverisë, protestat vazhdojnë, ndërkohë Pekini, që ka dërguar qindra forca dhe mjete ushtarake në Shenzhen, pranë kufirit të Hong Kongut, i ka lidhur protestat me veprime terroriste.

"Jam plotësisht dakord me vazhdimin e protestave. Nëse grumbullimet do të jetë paqësore ashtu si në vitin 2014 nuk do të arrijmë gjë. Kësaj here na mbetet të themi, o tani o kurrë," thotë protestuesi King Wong.

Në lidhje me protestën e të dielës, organizatës Fronti Njerëzor për të Drejtat Civile iu mohua fillimisht leja nga autoritetet, por më pas policia lejoi grumbullimin në parkun ‘Victoria’.

Pavarësisht ndalimit nga policia, protestuesit marshuan paqësisht në disa zona të ndryshme të rajonit. Organizatorët thanë se thirrjes së tyre iu përgjigjën 1.7 milionë vetë, ndërsa policia nuk dha një shifër për pjesëmarrjen.

Një zëdhënës i qeverisë së Hong Kongut tha se pavarësisht se protestat kanë qenë përgjithësisht paqësore, ato penguan seriozisht trafikun dhe shkaktuan probleme në qytet.

Zëdhënësi shtoi se "më e rëndësishmja është rivendosja e rendit shoqëror sa më parë që të jetë e mundur"

EMISIONET