Mbështetjen e plotë të tij dhe qeverisë franceze shreh Presidenti francez Francois Hollande ndaj Greqisë në krize. Në prag të vizites së tij,që do të zhvillohet të martën në Athinë, presidenti francez Francois Hollande ka dhënë një intervistë për gazetën "Ta Nea", ku ka deklaruar ndër të tjera se "sakrificat e kërkuara ndaj grekëve kanë qenë më të dhimbshme, sesa kudo tjeter". "Konsolidimi i finacave publike është i nevojshëm, por nuk është i mjaftueshëm thote Hollande, "Vij në Greqi të deklaroj disponimin e Francës për të ndihmuar në këtë drejtim, për të bashkëpunuar nëpërmjet mekanizmave tona administrative dhe për të shprehur angazhimin e kompanive franceze duke mobilizuar fondet e BE". Presidenti i Francës i beri thirrje investitorëve francezë për të kapur mundësitë që ofron Greqia dhe shpreh besimin se ato do të marrin pjesë në garat e privatizimit për menaxhimin e energjisë dhe burimeve ujore. Hollande tha se refuzon "një Evropë që dënon shtetet në një kursim pa fund”. Presidenti francez shprehu përsëri besimin për shtetin helen dhe afirmon solidaritetin e tij për grekët. Në intervisten tepër të gjërë ai ka folur për gjithçka, për qeverinë e Samarasit, për koalicionin trepartiak, për Partinë Nacionaliste Agimi i Arte etj.

/Ora News.tv/