Hodhi mijëra qen në Amazon, ish-kryebashkiaku dënohet me 20 vite burg

Hodhi mijëra qen në Amazon, ish-kryebashkiaku dënohet me 20 vite

Ish-kryebashkiaku i një qyteti brazilian është burgosur për 20 vjet për vrasjen e mbi 400 qenve.

Marcelo Pamplona thuhet se ka ofruar para në dorë për vendasit për çdo qen të kapur në Santa Cruz do Arari, në krye të lumit Amazon në Brazilin verior.

Kafshët u vendosën në anije, që nisën në lumin e madh dhe përfundimisht do të përmbyteshin.

Qentë të tjerë u hodhën në vende të largëta në Amazon, ku ata do të ngordhin nga uria ose do të bëheshin pre e kafshëve të tjera.

Megjithëse kryebashkiaku pretendonte se po e shpëtonte qytetin nga qentë endacakë, por shumë pronarë të kafshëve pretendonin se qentë e tyre ishin vjedhur nga shtëpitë e tyre nga vendasit për shpërblimin e parave që do të merrnin.

Policia filloi të hetojë në maj 2013, kur Pamplona, atëherë kryebashkiaku i Santa Cruz do Arari, u bëri thirrje punëtorëve të këshillit dhe njerëzve lokalë për të kapur qentë e humbur në rrugët e qytetit.

Ai njoftoi në mediat lokale se do të merrnin 2 euro për çdo qen mashkull të kapur dhe 4 euro për çdo qen femër, duke specifikuar se qentë duhet të lidheshin me litar.

Ai pretendonte se qentë e humbur po shkaktonin përhapjen e sëmundjeve në qytet.

Fotot dhe videot e marra gjatë hetimit tregojnë se kafshët e frikësuara zvarriten nëpër rrugë, me shumë fraktura.

EMISIONET