Historike/Xhudo kosovare "shpërblehet" me dy medalje, Gjakova e artë

Historike/Xhudo kosovare "shpërblehet" me dy medalje, Gjakova e

Sporti në Kosovë vazhdon të japë frytet e saj, sidomos në disiplinën e xhudos që është "kthyer" në një burim medaljesh.

Nora Gjakova ka arritur të marrë medaljen e artë, pasi xhudistja kosovare ka mundur në finalen e kategorisë deri në 57 kilogram kundër kundërshtares koreano-jugore Kwon, duke u shpërblyer dhe me medaljen e artë.

Në "Tunisia Grand Prix" sfida u dominua e gjitha nga Gjakova që po kalon një formë shumë të mirë, duke arritur dhe në zonën e medaljeve.

Histori komplet ndryshe për xhudisten tjetër, Distria Krasniqi.

22 vjeçarja u mund në finalen e kategorisë deri në 52 kilogramnga braziliania Jessica Pereira, duke u "mjaftuar" me medaljen e argjendë.



EMISIONET