Historike në NBA, emërohet trajneri i parë evropian

Historike në NBA, emërohet trajneri i parë evropian

Tabutë janë vendosur për t'u thyer dhe për këtë, trajneri serb Igor Kokoskov do të hyj në historinë e kampionatit amerikan të basketbollit, NBA.

46 vjeçari është trajneri i parë nga Europa që emërohet në detyrën e trajnerit të një ekipi të NBA-së dhe më konkretisht të Phoenix Suns.

Kokoskov, i lindur në Beograd, aktualisht është në stafin e skuadrës së Utah Jazz, por nga 1 korriku do të marrë zyrtarisht detyrën e trajnerit të ekipit të Phoenix.

Në vitin 1999, ai u bë trajneri i parë europian që drejton një skuadër në NCAA, trajneri i një shkollë në Divizionin e parë dhe një vit më pas u bë trajneri i parë europian që bëhet asistent-trajner në NBA, kur firmosi me Clippers.

Që nga ky vit ka bërë këtë detyrë në disa skuadra, me Detroit ku u shpall dhe kampion në NBA në vitin 2004, Phoenix, Cleveland, Orlando dhe këtë sezon tek Utah Jazz.

Për Koskoskov ky është një rikthim te Phoenix, ku më parë ka qenë zv.trajner, ndërkohë që nga viti 2010 ai ka marrë nënshtetësinë amerikane dhe ka blerë një shtëpi në këtë qytet.

Ai ka qenë zv.trajner i Serbi e Mali i Zi në Olimpiadën e vitit 2004, më pas trajneri i Gjeorgjisë dhe së fundi i Sllovenisë. Te skuadra e Phoenix ka lënë një kujtim të mirë, ndaj dhe drejtuesit e këtij klubi kanë vendosur t’i japin drejtimin e ekipit.

EMISIONET