Në Belgjikë shkruhet historia, babai i yllit të kombëtares zgjidhet kryetar bashkie

Në Belgjikë shkruhet historia, babai i yllit të kombëtares

Belgjika zhvilloi ditën e djeshme zgjedhjet lokale, ku ra në sy një numër i madh i votuesve. Por ajo që bëri më shumë përshtypje në këto zgjedhje ishte zgjedhje e kryebashkiakut të parë me ngjyrë. Pierre Kompany, babai i mbrojtësit dhe kapitenit të Manchester Cityt, Vincent Kompany është zgjedhur si kryebashkiaku i parë me ngjyrë në Belgjikë, në atë që është përshkruar si një moment "historik" për vendin.

Zgjedhja e Pierre Kompany, 71 vjeç, një inxhinier mekanik i lindur në Republikën Demokratike të Kongos, u festua nga djali i tij në një video-mesazh në të cilin ai foli në tre gjuhë.

 "Vetëm për djemtë jashtë vendit: ai është kryetari i parë i zi në Bruksel," tha ai. "Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë. Është historike. Të gjithë jemi të lumtur. Urime për babin tim."- tha 32 vjeçari në frëngjisht, hollandisht dhe anglisht.



EMISIONET