Historiani Pëllumb Xhufi i ftuar në emisionin "Arena" të Dritan Hilës, foli për periudhën kur otomanët pushtuan Shqipërinë, duke thënë se baza e tyre shërbeu Shkupi.

Xhufi: Turqit kanë filluar që në shekullin e XI, të duken nga këto anët tona. Ishin turqit selxhukë, të cilët Perandoria Bizantine i merrte si mercenarë. Në atë kohë, ata janë vendosur në Luginën e Vardarit disa ngulime, të cilat vazhduan të jenë aty edhe në shekujt në vijim.

Ndërkohë si pushtues me identitet otoman kanë ardhur në vitin 1380 dhe erdhën nga jugu i vendit. Turqit si bazë morën Shkupin dhe prej andej niseshin në zonat e ndryshme të Shqipërisë.


/Ora News.tv/