Modelja e njohur shqiptare, Emina Cunmulaj ka disa vite e martuar me miliarderin iraniano-amerikan Sam Nazarian. Të dy gëzojnë dy vajza të vogla dhe jetojnë në Amerikë.

Emina ka zbuluar takimin e parë me të dashurin e zemrës, i cili e ka pyetur nëse është greke duke i shtuar faktin se vjen era djathë.

“Ne jemi njohur në Ishujt Karaibe. Unë isha me shokun tim më të mirë që është grek dhe me familjen e tij. Burri im në atë kohë ishte me një grup shokësh. Në restorant ishte një vajzë që ishte në tavolinë me të, ajo ishte stiliste dhe punonte në një shtëpi mode. Unë e njihja nga revistat. Ishte Janar i viti 2010. Unë isha single në ato vite dhe doja një burrë që t’i jepja shpirtin edhe zemrën dhe të nisja një familje.

Isha 24 vjeçe. Kur tavolina e burrit u ngrit, ai së bashku me atë stilisten erdhën tek tavolina jonë dhe takoi mikun tim sepse e njihte dhe në fund më takoi edhe mua. U prezantua dhe më pyeti: A je greke? Dhe unë që jam shumë patriote i them: Jo, pse? Ai ma kthen: Sepse të vjen era djathë. Kështu jemi njohur. Unë e kam shumë qef djathin dhe e ha shumë", tregoi modelja në intervistën për "Xing me Ermalin".

/Ora News.tv/