Drama e çiftit Gjapi që shteti i mori integritetin duke i degdisur si endacakë

Drama e çiftit Gjapi që shteti i mori integritetin duke i degdisur

Ka kaluar një vit nga ku çifti i bashkëshortëve Gjapi denoncoi në emisionin investigativ "BOOM" prishjen e banesës pasi u prek nga projekti për ndërtimin e një ure.

Të gjithë periudhën e dimrit, çifti i të moshuarve e  kaluan në qiell të hapur, mbrapa një pallati në zonën e Freskut në Tiranë dhe duket se edhe kësaj vere do piqen në diell.

Për disa kohë familja Gjapi, jetoi në shtëpi më qira, por tani kjo është bërë e pamundur, pasi një pjesë e lekëve të marra iku qira, një pjesë ne gjyqe e letra dhe s`ka mbetur më asgjë.

Ata janë me pensione 100 mijë lekë, të dy pensionet nuk ju mjaftojnë as për të paguar një shtëpi me qira, jo për të jetuar.

"BOOM" iu rikthye historisë, ku përveç kohës që ka kaluar, çdo gjë ka mbetur njësoj.

Halil Gjapi: Unë jam specialist ndërtimi gjithë jetën dhe të arrij të jem një endacak, kemi pas shoqëri miqësi, këto humbën për ne.Ne zihemi me njëri-tjetrin pa pas asnjë arsye se jemi me depresion nga sëmundjet që kemi, jemi me diabet dhe nuk po i marrim më ilaçet, ato mbahen në frigorifer. Insulinat ku ti mbajmë këtu jashtë, nuk po marrim më as ilaçe.

Bashkëshortja e Halilit: Unë jam grua të rri jashtë, jam në një gjendje skandaloze.Erdhi motra një ditë më tha hajde tek mua, po unë i thashë jo. Kur nuk kam burrin, fëmijët, si do të vij.Ushqimin na e sjellin komshinjtë. Na thanë te njësia 6 për një bonus qiraje po nuk bëjmë dot dokumentat.Ne nuk udhëtojmë dot as me autobus,  një herë në ditë hamë bukë.

Halil Gjapi: Më vjen keq, e kam goditur gruan, po më vjen keq se ne tani duhemi më shumë. Shtetit i kërkojmë të na gjejë strehë se ne nuk mundemi më.

Administratori i njësisë administrative 6 për bonusin e qirasë

Administratori i njësisë administrative nr.6 ku janë të regjistruar dy të moshuarit, tha për "BOOM" se është bërë një vlerësim social ekonomik edhe nga punonjësit e Shërbimit Social Dajt, pra ngaqë ata janë vendosur te zona e Freskut.

Adriatik Merko: Na është referuar ne nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Social pranë bashkisë Tiranë dhe pothuajse brenda ditës janë marrë masat që familja të trajtohet me një bonus qiraje nga ana e Bashkisë Tiranë. Praktika ka shkuar për tu shqyrtuar në këshill bashkiak, jemi në pritje të miratimit por duhet që pas tre muajve që bonusin e përfiton dhe pa një kontratë qiraje, pas tre muajsh kjo familje duhet të bëj kontratë qiraje me qiradhënësin. Jemi munduar ta ndihmojmë këtë familje dhe me disa ushqime, thjesht për të mbijetuar. Afati i përfitimit të bonusit të qirasë është 1 vjeçar, për çdo vit rinovohet kërkesa. Dokumentacionin për aplikimin për bonus e ka përgatitur administratorja sociale e njësisë, ata vetëm duhet që brenda këtyre tre muajve të sigurojnë një kontratë qiraje.

Lexo: Çifti Gjapi në qiell të hapur, u prishën shtëpinë


EMISIONET