Hiqen librezat, Hado: Njoftim me telefon për pensionet e reja

Hiqen librezat, Hado: Njoftim me telefon për pensionet e reja

Çdo vit ISSH lidh rreth 40 mijë pensione të reja. Para caktimit të masës së pensionit, pensionistët që futeshin rishtas në skemë paraqiteshin vazhdimisht pranë zyrave të Sigurimeve Shoqërore, për të kërkuar librezën e pensionit, përmes së cilës ata bënin edhe tërheqjen e lekëve. Drejtori i ISSH-së, Astrit Hado, sqaron se tashmë pensionistët e rinj do të njoftohen me mesazh në telefon për masën e pensionit të lidhur dhe ku dhe ku duhet ta tërheqin. 

Hado: Të gjithë pensionistëve të rinj që aplikojnë për pension për herë të parë, në momentin që u lidhet pensioni dhe bëhet gati për të paguar, ne automatikisht do të cojmë nga sistemi një SMS në celularët e tyre dhe i themi që pensioni ka ardhur. I japim informacionin bazik sa vite sigurimi ka patur, cfarë page mesatare ka patur, sa i ka dalë pensioni dhe ku të shkojë ta tërheqë. Është ajo e famshmja librezë e pensionit që kërkojnë të gjithë për të parë se sa vjet punë kanë pasur. Kjo librezë e ka humbur funksionin e pagimit se tani bëhet me kartë.

Pas procesit të derregullimit, Hado pohon se edhe procedurat e pagesës së kontributeve janë thjeshtëzuar, ndërkohë që çdo qytetar mund verifikojë vetë në portalin e-albania historikun e tij të sigurimeve.

Hado: Janë rreth 87 dokumenta, të cilat ISSH nuk ua kërkon. Edhe procedurat për të paguar kontributet janë thjeshtëzuar për cerfitikatat që duhen, vërtetime të ndryshme. Është detyrë e institutit dhe i realizojnë vetë inspektorët, nuk ia kërkojnë qytetarët. Të gjitha këto pagesa që hidhen, përvec mandateve që merr vetë qytetari, hidhen në kohë reale të gjitha në sistem. Nëpërmjet portalit e-albania, mund të hyjë dhe kontrollë situatën e kontributit të tyre. Atje mund të marrin dhe vërtetime me firmë e vulë dixhitale.

Prej vitesh, në skemën e pensioneve, kontribuesit e fshatit kanë qenë në nivel më të ulët nga sa janë realisht të vetëpunësuar. Për këtë arsye, Hado bën të ditur se po diskutohet mundësia e rishikimit të masës së kontributeve që paguhen në fshat.

Hado: Jemi duke diskutuar dhe mundësinë e masës së kontributit, duhet të rrijë sa c’është, duhet të ngrihet apo indeksohet, të ndryshohet paga me qëllim që të bëjmë një lidhje më të drejtë të pagesës që paguhen fermerët me pensionin që do marrin, me idenë për të bërë një lloj ndërgjegjësimi të vetëpunësimit. Një nga arsyet që kanë pensione minimale në fshat është se nuk kanë paguar kontribuar.

Krahas pensioneve në fshat dhe qytet, aktualisht nga skema e sigurimeve shoqërore janë rreth 2600 pensionist mbi 70 vjeç që përfitojnë pension social në masën 7 mijë lekë në muaj, të cilët nuk kanë pasur vite pune të siguruara.

                                                                            

EMISIONET