Sfida e re që është bërë virale në internet quhet “Bottle Cap Challenge”, e cila ka prekur edhe të famshmit.

Në fillim e nisi Justin Bieber, i cili hoqi tapën e shishes me gishtat e këmbës dhe sfidoi bashkëshorten e tij Hailey. Edhe modelja arriti ta realizonte sfidën me sukses me anë të një motorri dhe më pas nominoi mikeshën Kendall Jenner.

Modelja 23-vjecare i tregoi të gjithëve se i pranon gjithmonë këto lojëra. Mëngjesin e sotëm, ajo publikoi videon në një jetski ku duket se ka aftësi të mira në ekuilibër.

Kendall e përcaktoi që në fillim qëllimin dhe ia doli të mbante nën kontroll motorin e ujit teksa hiqte tapën e shishes me gishtat e këmbës. Mbetet për tu parë cilët të famshëm do ta vijojnë këtë sfidë.

 




 

View this post on Instagram

 








you asked for it @haileybieber ...

A post shared by  Kendall (@kendalljenner) on

/Ora News.tv/