Policia Kufitare në Himarë u dha ndihmë dhe shpëtoi 2 pushues, të cilët rrezikuan jetën në ujërat detare të Dhërmiut

"Sot, rreth orës 13:45, pas njoftimit të marrë se 2 persona rrezikonin jetën në det për shkak të erës, menjëherë u organizua puna dhe shërbimet e Policisë Kufitare të Stacionit Policor Dhërmi bënë të mundur shpëtimin e dy pushuesve", thuhet në njoftimin e policisë.

Policia thotë se ata kishin dalë me gomonen (pa motorr) për të lundruar, por për shkak të kohës së paqëndrueshme, i kishte shtyrë era e madhe në thellësi të detit.

/Ora News.tv/