Himarë, gjendet e pashpërthyer një bombë aviacioni me 30 kg eksploziv

Një bombë aviacioni e pashpërthyer, e cila i përket Luftës së Dytë Botërore është gjetur në fshatin Piqeras në Himarë.

Policia sqaron se” bomba është gjetur në një zonë të pabanuar, por pranë një rruge në një sipërfaqe toke me ullinj.”

Menjëherë policia dhe forcat e xhenios ka marrë masat e nevojshme lidhur me perimetrin e sigurisë dhe atë të mbrojtjes, duke kryer shpërthimin e kontrolluar.

“Bomba shpërthyese e Luftës së 2 Botërore ishte me përmasat 1.20 metër e gjatë me peshë totale 70 kg, ku 30 kg është sasia e eksplozivit”, sqaroi policia.

Në lidhje me këtë ngjarje u njoftuan Prefektura, Shtabi i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes , Qëndra e Emergjencave, Specialistët e Repartit të Xhenios të cilët kanë bërë të mundur shpërthimin e kontrolluar dhe pa probleme të municionit luftarak.

Policia Falenderon shtetasin i cili menjëherë sapo konstatoi këtë municion luftarak,  njoftoi Strukturat Policore për të vijuar me veprimet e mëtejshme.


EMISIONET