Hila: Opozita është po aq e lodhur sa qeveria

Hila: Opozita është po aq e lodhur sa qeveria

Gazetari Dritan Hila i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora teksa komentoi aksionin e opozitës dhe marshimin e sotëm të saj, u shpreh se opozita dhe qeveria janë të dyja të lodhur njësoj.

Hila: Në bazë të sondazheve PD ka arritur nga minimumi i saj historik 350 mijë vota në 450 mijë vota, pra ka rikuperuar atë që humbi në zgjedhjet e 2017, si pasojë e një shkrehje që erdhi nga marrëveshja Rama-Basha. Por nuk kemi ende një rritje të atillë që e bënte të sigurtë përplasjen me PS-në dhe fitoren. Edhe sondazhi i fundit që u transpetua në RTV Ora Neës i IPR Marketing tregoi që marzhi është shumë i vogël, është brenda marzhit të gabimi epërsia e opozitës mbi pozitën, çka mund të vërtetojë të kundërtën në kutitë e votimit. Nuk kemi ende atë lloj lodhje të qeverisë dhe shpresë që të jepë opozita. Lodhje nga qeveria kemi, por edhe opozita është fatkeqsisht po aq e lodhur.

EMISIONET