Hila: I ka vdekur nëna, në 30 qershor mbahen votimet. Zgjedhjet e parakohshme kur të dojë Rama

Hila: I ka vdekur nëna, në 30 qershor mbahen votimet. Zgjedhjet e

Për analistin, Dritan Hila, nuk ka asnjë dyshim që zgjedhjet do të mbahen në 30 qershor.  Sa i takon zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, Hila në RTV Ora deklaroi se ato do të mbahen kur ti interesojë Ramës pasi ai nga ky proces për vendoret del edhe më i fortë.

Hila: E kam thënë se në zgjedhje do të shkohet si çeçoja me një këmbë. Zgjedhjet do të bëhen me 30 por të shohim se kur do të bëhen zgjedhjet parlamentare. Do të bëhen kur ti interesojë Ramës se  Rama del më i fortë në këto zgjedhje, këtë se kanë parashikuar këta. Rama mund të dojë ti bëjë dhe në 2021, atëherë kur ja njeh Kushtetuta. Është në dorë të Ramës të shkarkohet, se shkarkon dot asnjë njeri tjetër.

Hila tha se votimet e 30 qershorit kanë bekimin edhe të ndërkombëtarëve.

Hila: Nga sa arrij të lexoj unë ndërkombëtarët, i ka vdekur nëna që në 30 do të mbahen votimet dhe do të kemi 61 kryetarë bashkish të PS që do ta hanë mandatin 4 vjeçar si më të mirët. Ishte një gafë mospjesmarrja e opozitës në zgjedhje. Sot amerikanë janë shprehur se data 30 është datë zgjedhjesh, kësaj pune i ka vdekur nëna dhe ne bëjmë muhabet kot e pranon apo se pranon opozita.

Ndërsa deputeti socialist, Ervin Bushati, u bëri apel qytetarëve për një proces paqësor dhe demokratik.

Bushati: U bëj thirrje të gjithë qytetarëve që ky është një proces paqësor.U them të gjithë palëve të qetësohen se ky është një proces demokratik.Nuk jemi armiq. Po bëhemi më shumë armiq me njëri-tjetrin sesa kemi qenë me çdo pushtues. Ky është një proces që e kemi mbarëvajtur edhe në momente më të vështira. Numrat i kemi. PS është forca më e madhe në vend, ka qenë gjithmonë dhe këtë do ta provojmë. Pushteti merret me votë. Nuk kanë as mbështetje ndërkombëtare. Në emër të popullit flisnin vetëm bolshevikët.

EMISIONET