Hila e Basha: Tenderat bëhen për të vjedhur

Hila e Basha: Tenderat bëhen për të vjedhur

Drejtuesi i emisionit "Arena" në Ora News dhe gazetarja Anila Basha janë të mendimit se tenderat në Shqipëri bëhën për të vjedhur. Të ftuar ne edicionin e lajmeve përballë gazetares Beti Njuma ata dhanë qëndrimin e tyre për projektin e Unazës së Madhe.

Dritan Hila: Unaza është një akt që i ka dalë tymi me kohë dhe për mendimin tim duhej zeruar dhe duhej nisur nga e para sepse është jo vetëm me problematikën e banorëve, por edhe me problematikën e procedurave. Nuk e di a është në tagrin e Presidentit që të hyjë në hollësira të tilla të mëdhaja teknike. Por PS që në momentin që e zgjidhi e dinte që po zgjidhte një njeri politik dhe një njeri që nuk është mësuar të rrijë rehat.

Anila Basha: Problemi është i gjithë procesi, jo vetëm për këtë tender, por për gjithë  ato që kanë qenë, apo ato që do të vijnë. Mbaj mend i kam bërë një intervistë Farudin Hoxhës, kur i bëra intervistë i thashë: Profesor a mund të shembet diga meqë nuk po hapet porta 4 e liqenit të Fierzës?

Anila -tha-, diga nuk shembet se nuk është bërë me tender.

Që në këtë moment, tek ironia e profesorit, ti kupton që çdo punë publike që përpiqen ta bëjnë me tender në fillim përpiqen ta vjedhin.

Dritan Hila: Që në momentin që bëhet tenderi bëhet me synimin për tu vjedhur.


EMISIONET