"Hiena do të bëhet vegjetariane!" Balla dhe Bardhi përplasen për lobimin rus

"Hiena do të bëhet vegjetariane!" Balla dhe Bardhi

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, njoftoi sot se të hënën do të ketë seancë plenare.

Në një postim në facebook, Balla thotë se Kuvendi miraton nesër paketën ligjore për forcimin e luftës kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Balla madje shkon dhe më tej kur e lidh paketën me lobimin rus.

"Përfshirja e PD dhe Lulzim Bashës në skema transaksionesh të paligjshme përmes kompanive guackë dhe oligarkësh rus është një skandal i rëndë që kërkon legjislacion të fortë".

I menjëhershme ka qenë reagimi nga selia blu. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi thotë se të presësh që Taulant Yaris alias Taulant Bego të luftojë pastrimin e parave, është njësoj si të besosh që hiena do të bëhet vegjetariane.

Bardhi paralajmëron se Taulant Balla dhe shefi i tij, Edi Rama do të japin shpejt llogari për vjedhjen e shqiptarëve, për pastrim parash dhe për çdo krim tjetër kundër qytetarëve.

EMISIONET