Hidhet shorti i Ligës së Kombeve, Shqipëria sy e veshë nga Lozana

Ditën e sotme, duke filluar nga ora 12:00 në Lozanë të Zvicrës do të hidhet shorti i turneut më të ri të UEFA-s, Liga e Kombeve.

Pasi janë përcaktuar grupet dhe vazot, 55 kombëtare të  kontinentit të vjetër do të njohin dhe kundërshtarët e tyre.

Kombëtarja Shqiptare e cila së bashku me Greqinë, Serbinë dhe Norvegjinë plotësojnë vazon e dytë në Ligën C, mund të "peshkojë" kombëtare  si Hungaria, Mali i Zi, Skocia dhe Rumania, me këta të fundit që ishin në një grup me ne dhe në "Euro 2016" takim që u fitua nga kombëtarja jonë 1 me 0.

Një Ligë më poshtë, në atë C ndodhet përfaqësuesja kosovare e cila mund të gjej kundërshtarë të kalueshëm në letër, si Andorra, Gjibraltari apo dhe Azerbajxhanin e Bjellorusinë.

Skuadrat që renditen në fund të ligave A, B dhe C, zbresin një divizion më poshtë, ndërsa ato që janë fitueset e divizioneve D, C dhe B, ngjiten përkatësisht në divizionin pararendës.

Faza e grupeve do të zhvillohet në muajt shtator, tetor dhe nëntor të këtij viti, ndërsa finalet në qershor të vitit 2019.

Ndarja ne Liga:

EMISIONET