Është hedhur në Nion të Zvicrës shorti i 1/8-ave të Uefa Europa League, me goglat që kanë përcaktuar duele shumë interesante.

Një finale e parakohshme ështe padyshim takimi mes Milan dhe Arsenal që do të përballen që në raundin e dytë me eliminim direkt.

Interesant pritet të jetë dhe takimet Lacio-Dinamo Kiev, Leipzig-Zenit, Marseille-Ath.Bilbao dhe Dortmund- Salzburg.

Kompletojnë raundin takimet Atl.Madrid- Lokomotiv Moskë, CSKA Moskë- Lyon dhe Sporting Lisbonë-Pizen.

Ndeshjet e kësaj faze do të luhen më 8 dhe 15 mars, ndërsa oraret mbeten për t’u përcaktuar.

/Ora News.tv/