Sulmuesi polak ndryshoi agjentin e tij në ditët e fundit duke hapur polemika se ai ishte i gatshëm të largohej nga gjigandët e Bundesligës në verë.

Jupp Heynckes pretendon se ai "nuk mund ta imagjinojë"  që Bayern Munichin do sanksionojë shitjen e Robert Lewandowski pas ndryshimit të fundit të agjentit të sulmuesit, gjë e cila shkaktoi lidhje të reja transferimi me Real Madridin.

Lewandowski thuhet se ka ndërprerë lidhjet me Cezary Kucharski, ish agjentin e tij për 10 vjet, në favor të Pini Zahavit, që konsiderohet si një nga agjentët kryesorë të botës së futbollit.

Zahavi luajti një rol në transferimim rekord të Neymar-it prej 222 milionë eurosh, i cili kaloi nga Barcelona në Paris Saint-Germain në gusht. Vendimi i Leëandoëski është bërë me synimin për të siguruar një lëvizje të madhe në Spanjë.

Megjithatë, Heynckes nuk shqetësohet për një skenar të tillë, dhe është i bindur se Bayerni nuk është një klub shitës.

"Mendoj se nuk ka asgjë të keqe me një lojtar që ndryshon agjentin e tij. Nuk mund t'i gjykoj arsyet.

"Bayern nuk është një klub që shet lojtarët më të mirë. Lojtarët më të mirë në Bayern qëndrojnë në Bayern dhe unë nuk mund të imagjinoj se ka një shans që ai të largohet nga Bayerni".

/Ora News.tv/