Hetohet mashtrimi me vizat: Në Kanada si pjesë e bande muzikore

Hetohet mashtrimi me vizat: Në Kanada si pjesë e bande muzikore

Prokuroria e Tiranës po heton një skemë mashtrimi me vizat në Kanada pas kallëzimeve të bëra në polici nga disa shtetas. 

Disa javë më parë disa qytetarë kallëzuan në polici shtetasin me inicialet SH.K duke pretenduar se u ka marrë secilit nga 3 mijë euro me pretendimin se do i dërgonte në Kanada si pjesë e një grupi muzikor të një këngëtareje, e cila është e afërme e tij, por që deri tani nuk ka asnjë provë që të ketë qenë në dijeni të aferës.

Të paktën 5 persona kanë kallëzuar këtë rast mashtrimi dhe tashmë hetimi po kryhet nga prokurori Sokol Malaj, në prokurorinë e Tiranës.

Sipas qytetarëve i moshuari ka marrë përsipër ti dërgojë në Kanada me këtë skemë: Personat do të regjistroheshin si pjesëtar të bandës muzikore që do të udhëtonte drejt Kanadasë, për koncertet e organizuara nga klubet e emigrantëve shqiptarë.

Procedurat për pajisje me vizë dhe udhëtimi do të realizoheshin nga i dyshuari. Me të mbërritur në Kanada, këta persona do të vijonin udhëtimin në drejtimet e tyre.

Për realizimin e kësaj skeme mashtrimi sipas kallëzuesve ata kanë paguar paraprakisht shumën prej 3 mijë euro për person, por pasi kanë bërë pagesën kallëzuesit kanë pritur të njoftohen për udhëtimin por ky njoftim nuk ka mbërritur kurrë.

Për këtë arsye ata janë drejtuar policisë së Tiranës me një kallëzim e cila ia ka përcjellë prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Prokurori Sokol Malaj po zhvillon hetimet dhe pritet që pjesë e veprimeve proceduriale do të jetë edhe pyetja e këngëtares për të mësuar prej saj nëse ka pasur dijeni dhe cili është  qëndrimi i saj në këtë rast mashtrimi.

/Oranews.tv/ 


EMISIONET