Këshilltari ligjor dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi i ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora ka thënë se e kanë thirrur në Prokurori vetëm sa për ta regjistruar në procesverbal, pasi nuk kishte asnjë pyetje për të. 

Bardhi: Në këtë çështje nuk është i përfshirë zoti Basha pavarësisht se Prokuroria ka dashur të përfshijë zotin Basha. Sot mua më ka thirrur Prokuroria për t'u pyetur. Kam patur të njëjtën thirrje si zoti Basha. Bëhet fjalë për një cështje të 2017, kur jam zgjedh sekretar në 2019. Kam shkuar në zyrën e prokurorit e kam pyetur dhe e dini cmë tha? Nuk kam asnjë pyetje më kishte ftuar kot. Më tha nëse ke dicka për të thënë thuaje dhe ta shënojmë në procesverbal. 

/Ora News.tv/