Hetimet për vrasjen e Ivanoviç, ja çfarë thotë policia e Mitrovicës

Hetimet për vrasjen e Ivanoviç, ja çfarë thotë

Policia e Kosovës është duke u marrë intensivisht me hetimin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviçit, i cili u vra dje (e martë) para selisë se partisë që ai drejtonte. Kjo u bë e ditur nga Zëvendësdrejtori i Policisë Rajonale të Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti për gazetën "Zëri" në Kosovë.

Hoti  tha se vazhdimisht po punohet në këtë proces, dhe materialet që deri tani janë siguruar sipas tij janë duke u kontrolluar.

"Kjo është një situat mjaft komoplekse, dhe e kemi grupin punues që është duke punuar në këtë pronces në mënyrë intenzive qysh nga dita e djeshme, pa ndërprerë dhe tash ata kanë një mori materialesh që duhet me i kontrollu, gjirimet, kamerat të sigurisë që kanë marrur në lokacione të ndryshme pastaj strategjitë të ndryshme që duhet ti punojmë drejt ndarjes së punve që kanë hetuesit policor”, ka thënë Hoti.

Informacionet e tjera sipas tij janë tejet sensitive dhe janë informacione të qasshme për hetuesit policor dhe për prokorurinë.

“Nuk mund të jap asnjë informacion që mund të jetë i vlefshëm për opinionin publik, për faktin se jo domosdo të gjithë kanë qasje në ato informacione, është kjo faza kur punohen të dhanat që i kanë në dispozicion hetuesit policor dhe kjo kërkon një proces më të gjatë dhe nuk është cështje 1 orë apo 2 orëshe”, ka shtuar ai

EMISIONET