Vetëm në muajt e parë të këtij viti, Donaldo Lushaj, menaxheri i kompanisë “Arbri Garden”, ka lëvizur 6 herë nga Shqipëria. Nga verifikimet në sistemin TIMS rezulton se menaxheri i kompanisë të cilës iu sekuestruan 613 kg kokainë, ka kryer 6 lëvizje në drejtim të Morinës.

Menaxheri i kompanisë “Arbri Garden”, e cila kishte porositur kontenierin me banane  ku u sekuestruan 613 kg kokainë, ka kryer 6 udhëtime jashtë Shqipërisë, vetëm në muajt e parë të këtij viti.

Nga verifikimet në sistemin TIMS rezulton se ai ka lëvizur me automjetet me targat AA 361 RH dhe AA 471 SU.

Në 2 janar të këtij viti ai ka dalë nga dogana e Morinës dhe u kthye sërish atë ditë, ndërsa udhëtimi i radhes ishte më 13 janar, për t’u kthyer brenda ditës. Më 21 janar ishte dalja e tretë, ndërsa e katërta më 22 janar.

Më 26 dhe janar janë lëvizjet e radhës, ndërsa e fundit u regjistrua më 5 shkurt. Ende nuk dihen shkaqet e këtyre lëvizjeve të shpeshta drejt Kosovës.

Gjykata e Krimeve të Rënda e ka lënë në burg Lushajn, bashmë me shoferin Armando Pezaku, ndërsa pronari Arbër Ccekaj u shpall në kërkim ndërkombëtar dhe prokuroria kërkon arrestimin e tij.

/Ora News.tv/