Hetime të reja për Nikolla Gruevski për abuzimet me tendera

Hetime të reja për Nikolla Gruevski për abuzimet me tendera

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski duket se vetëm sa i janë hapur telashet me drejtësinë.

Pas dënimit me 2 vite burg për blerjen e një Mercedezi luksoz, Prokuroria Speciale ka nisur hetimet ndaj tij dhe disa prej ish-pjesëtarëve të kabinetit të tij për 6 raste abuzimesh me fondet publike që i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 80 milionë eurosh.

Për njërin nga rastet hetimore të quajtur “Pacienti” krahas Gruevskit nën hetim është edhe zv/Kryeministri aktual Bujar Osmani. Emri i tij figuron në listën e 15 personave nën hetim që dyshohet se kanë abuzuar me disa tendera në vitin 2010 për rikonstruksionin e ndërtesës së Ministrisë së Shëndetësisë dhe objekteve spitalore në Shkup, Tetovë e Ohër.

Prokurorët hedhin dyshime për favorizim në tendera të dy kompanive kroate e bullgare, pavarësisht se ato kishin paraqitur ofertat më të shtrenjta.

EMISIONET