Në kuadër të aksionit kundër informalitetit në tregun e karburanteve qeveria urdhëron çertifikimin depozitave të mëdha të naftës dhe gazit që disponojnë kompanitë e mëdha.

Kompanitë kanë afat deri në fund të shtatorit deklaroi zv/ kryeministri Erion Braçe sot paradite në një prononcim për median.

Erjon Braçe: 'Që nga sot deri në fund të shtatorit çdo kompani duhet të çertifikojë kapacitetin e depozitave dhe konsumin e karburanteve. Ata do i drejtohen organeve ligjore, dhe institucione të tjera për të çertifikuar kapacitetet e depozitave të tyre sa më parë të jetë e mundur me qëllim që autoritetet shtetërore të kenë dijeninë për kapacitetet dhe konsumin e tyre të karburantit."

Kush do çertifikojë këto depozita?

Ata që zotërojnë depozita në ambientet e kompanive të tyre dhe i përdorin për furnizimin e mjeteve të tyre, kompani të mëdha ndërtimi, kompani të mëdha të ndërtimit të rrugëve, apo të prodhimit të materialeve të transportit, apo kompani të mëdha të distribuimit dhe të prodhimit.

Hetimi i tregut te karburanteve

Braçe informon se do të jenë nën hetim dhe kompanitë që nuk konsumojnë naftë por janë pjesë e tregtimit të karburantit

"Edhe ata që nuk kanë depozita pranë kompanive të tyre, nuk konsumojnë naftë por disponojnë dhe janë pjesë të operacioneve të tregtimit të karburantit do të jenë pjesë e hetimit të organeve fiskale. Bashkë me këta për këtë paligjshmëri që po e hasim ditë për ditë do të mbajnë përgjegjësi të gjithë inspektorët e organeve fiskale që kanë çertifikuar këtë paligjshmëri"


/Ora News.tv/