Hervin Culi, kur mori titullin si drejtor i Teatrit Kombëtar deklaroi: Le të shpërthejnë audicionet. Aktoret shqiptare, të cilat sjellin shfaqje të ndryshme për publikun shqiptare, Linda Jarani dhe Alesia Xhemalaj kanë treguar se cfarë ndodhi në të vërtetë pas kësaj deklarate.

Të ftuara në emisionin 'Mos i fol shoferit' nga Rudina Dembacaj, ato thanë:

Alesia Xhemalaj: Ai ka hapur audicione dhe kanë shkuar të rinjtë, kjo nuk mohohet. Megjithatë mendoj që më shumë duhet të ishte se kjo 'le të shpërthejnë audicionet' dhe 'le të hyjnë të rinjtë' nuk është se ka ndodhur konkretisht, aq shumë sa u deklarua në fillim.

Linda Jarani: Nëse do ishte le të shpërthejnë audicionet, i bie që cdo shfaqje vjen në Teatrin Kombëtar duhet të bëjë audicione por kjo nuk ka logjikë sepse përderisa aty ka aktorë të brendshëm që janë të detyruar të punojnë, pse të shpërthejnë audicionet? Mund të shpërthejnë po, ai e ka ekzagjeruar mendoj unë por mund të jenë për një rol specifik që merr një aktore të jashtme.

/Ora News.tv/