Hernandes rikthehet në Brazil, firmos për 3 vite

Hernandes rikthehet në Brazil, firmos për 3 vite

Anderson Hernanes de Carvalho Viana Lima, i njohur si Hernanes është zyrtarisht një futbollist i San Paolo.

Ish-ylli i Lazion dhe Interit ka lënë pas eksperiencën në Kinë me skuadrën e Hebei, teksa ka firmosur një kontratë që e mban në Brazili për 3 vitet e ardhshme. Një rikthim në shtëpi ky për 33 vjeçarin, i cili është një produkt i shkollës së gjigandit të Seria A braziliane, teksa ka luajtur në 136 takime, duke shënuar dhe 27 gola.

Ndërkohë me kombëtaren braziliane, Hernandes ka luajtur 34 takime, duke shënuar 3 gola. Firma me Hernandes shton cilësitë te skuadra e cila në sezonin e ardhshëm do të duelojë edhe për titullin e Kupës Libertadore.





EMISIONET