Për herë të parë, Selena Gomez flet për Justin dhe fejesën e tij

Historia e dashurisë së Selena Gomez me Justin Bieber ka qenë në krye të faqeve rozë për një kohë të gjatë. Pati një periudhë që u nda nga Justin, u lidh me The Weeknd dhe më pas pati sërish një rikthim me yllin e popit.

Por Justin i dha fund historisë kur deklaroi fejesën me modelen Hailey Baldwin.

Për herë të parë, Selena Gomez ka dhënë një intervistë për “Elle” ku ka rrëfyer se si është ndjerë gjatë asaj periudhe.

“Ajo ka qenë një periudhë shumë e vështirë për mua. Njerëzit që më kanë mbështetur janë mami im dhe tezet e mia. Ishte një nga ato ditë që i imagjinon kur je e vogël dhe papritur realizohen. Ti hap zemrën me këta njerëz dhe ata të qëndrojnë pranë në çdo moment. Kështu e kam superuar atë periudhë”, tha këngëtarja.

Këto kohë ka lënë pas historitë e dashurisë dhe po i përkushtohet më shumë se kurrë karrierës për të sjellë disa hite për tregun ndërkombëtar.

EMISIONET