Para pak ditësh, u njoftua se aktorja e njohur e kinematografisë shqiptare Tinka Kurti është shtruar në spital.

Sot është fotografuar për herë të parë pas daljes nga spitali, në krah të Ministres së Kulturës Mirela Kumbaro në Pallatin e Kongreseve.

Në pamje, duket se aktorja është në gjendje të mirë shëndetësore dhe ka shkuar për të parë një shfaqje.

Tinka Kurti u shtrua në spital pasi diagnostikua me infeksion pulmonar, të cilin mendohet ta ketë trajtuar dhe tani gëzon shëndet të plotë.

/Ora News.tv/