Hotelet apo resortet me 5 yje që do të përfitojnë nga heqja e taksave për 10 vite do të jenë vetëm emra të mirënjohur në sektorin e turizmit. Komisioni i Ekonomisë dhe Financave vendosi që një fakt i tillë të përcaktohet në ligj.

Braçe: Pavarësisht emrin që ka, që certifikohet nga një kompani globale për standardin që ka.

Ahmetaj: Jo i referohemi brendit. Në qoftë se me ligjin e turizmit nuk ka ardhur ai sqarim, hajde ta sqarojmë.

Braçe: Unë mendoj që ky komision duhet të vendosë dy kufizime të qarta që ky favor fiskal të bëhet për emra ndërkombëtar në këtë fushë, besoj se kemi kufizuar goxha marzhin të abuzimit që mund të lindë. 

propozimi është bërë nga deputetët e opozitës, por që në këtë debat mbi paketën fiskale ka marrë votimin edhe të mazhorancës.

Tabaku: Në bazë të një vlere investimi të caktuar që ju e kishit përcaktuar në ligj dhe disa kritere të tjera por nuk ka referencë për brand-name-t.

Sipas vendimit strukturat do të përfitojnë 10 vite aktivitet pa asnjë taksë nëse marrin statusin si "Investitor në strukturë akomoduese me 4 ose 5 yje, "status special" i cili jepet nga këshilli i ministrave me propozim të ministrit të turizmit.

Por për të marrë këtë status duhet që vlera e investimit për ndërtimin e strukturave akomoduese të jetë mbi 8 milion euro për hotelet me 4 yje dhe 15 milion euro për hotelet me 5 yje.



/Ora News.tv/