Heqja e taksave për 10 vite për hotelet  me 4 dhe 5 yje ka shkaktuar sërish debate në komision e Veprimtarive Prodhuese.Opozita i cilësoi ndryshimet  që u reflektuan edhe në ligjin e turizmit klienteliste dhe një mundësi për pastrim parash.Por për ministrin Blendi Klosi këto ndryshime janë një mundësi për të na bërë më konkurentë me rajonin

Përjashtimi nga takast për 10 vite i hoteleve  me 4-5 yje ka shkaktuar sërish debate në komisionin e veprimtarive Prodhuese ku miratuan ndryshimet ligjore.Deputeti Florion Mima i cilësoi këto ndryshime klienteliste .Sipas Mimës lehtësirat fiskale në turizëm kanë si synim vetëm pastrimin e parave.

Mima: Ndërhyrje të tilla janë klienteliste dhe korruptive dhe janë një premisë për shpëlarje të parave të pista. Paketa fiskalë është e shkruajtur shumë keq. 

Por për ministrin e Turizmit dhe Mjedisit ndryshimet në ligj synojnë vetëm të na bëjnë konkurrent me rajonin. 

Klosi: “Duhet të kuptojmë që jemi në një zonë që mund të kemi kapacitete shumë të mëdha për të zhvilluar turizmin elitar, turizmin që prodhon ekonomi, turizmin që prodhon punësim, turizmin që prodhon mirëqënie, por po ashtu duhet të kuptojmë që jemi brenda një konkurrence shumë të vështirë nga vendet e rajonit. Prandaj kjo paketë vjen e plotë. Kjo paketë vjen si më e mira në rajon përsa i përket lehtësirave dhe në të gjitha rastet është një  biznes i munguar për Shqipërinë që përpiqemi ta subvencionojmë nëpërmjet këtyre mekanizmave. Pra është një paketë e cila në krahasim me vendet e rajonit është më e mira sot si ofertë për investitorët strategjikë.”

Që të përfitojnë nga lehtësirat fiskale të gjithë investitorët duhet të përfitojnë statusin special i cili jepet për 10 vjet për subjekte që investojnë në hotele të reja me 4 yje dhe vlerë 8 milion euro dhe pesë yje me vlerë 20 milion euro.

/Ora News.tv/