Hedh ujë drejt flakës olimpike, arrestohet braziliani

Një brazilian është arrestuar pasi tentoi të shuante flakën Olimpike duke hedhur një kovë me ujë drejt saj gjatë parakalimit në Maracaju këtë të dielë.

27 vjeçari u ndalua pasi u akuzua për dëmtim të pronës publike, bëri me dije këtë të hënë një oficer i policisë.

Një krim i tillë mund të dënohet me 6 muaj deri në 3 vite burg.

Sipas deklaratës së policisë, burri në video tha se ishte një shaka, një sfidë në Facebook.

Shihni momentin kur braziliani hedh kovën me ujë drejt pishtarit dhe më pas vrapon:

35BFA94D00000578-0-image-a-64_1467107456058

/Oranews.tv/

EMISIONET