Një familje nga Mirdita ku po ndërtohet një hidrocentral nga një kompani turke. Qytetari Preng Bibë Gjomarkaj ka ngritur pretendimet se prona e tij nuk është dëmshpërblyer. Nga ana tjetër, përfaqësuesi i firmës turke Altin Kodra thotë se kompania ka dhënë mbi 4 milionë euro për dëmshpërblimet e pronave, por disa familje nuk kanë paraqitur dokumentet e pronësisë.

Kodra: Ne kemi zhvilluar disa takime dhe ju kemi thënë

Për atë zonë kemi paguar mbi 4 milionë e 300 mijë euro për shpronësime. Gjomarkaj nuk ka paraqitur tapinë e parcelës që t'i japim shpronësim dhe i kemi thënë se kurdo që të sjellë tapinë do t'i japim dëmshpërblimin.




/Ora News.tv/