Juristi Sokol Hazizaj i ftuar në "360 Gradë" në Ora News thotë se Shqipëria është një vend eksperimental, pasi nuk ka asnjë vend që ka një kohë kaq të gjatë pa Gjykatë Kushtetuese.

Hazizaj: Unë mendoj se jemi në një vend kur mund të trajtohemi si vend eksperimental. Nuk mendoj se ka ndonjë vend që për një vit të tërë të mos ketë Gjykatë Kushtetuese. Nuk ka një vend për një kohë kaq të gjatë të ketë prokurore të përkohshme. Nuk do të kemi gjykatë Apeli. E ka thënë ai i ILDKP-së. Si mund të ndodhë në një vend ku nuk ka gjykatë Apeli. Eksperiment. Edhe kjo është e ardhmja.


/Ora News.tv/