Hazard refuzon rinovimin, Reali i Madridit "fërkon" duart

Hazard refuzon rinovimin, Reali i Madridit "fërkon" duart

Eden Hazard vazhdon të refuzoj rinovimin e kontratës me Chelsea.

Sipas mediave angleze, atij i është ofruar kontratë e re me 1.4 milionë euro në muaj, apo e thënë ndryshe 16.5 milionë euro në sezon. Por mediat spanjolle raportojnë se Hazard ka refuzuar këtë kontratë, pasi është duke pritur ofertë nga Real Madrid.

Thuhet se lojtari është në planet e Zinedine Zidane, i cili ka kërkuar transferimin e tij gjatë verës së ardhshme.

Hazard ka një kontratë me blutë e cila skadon në verën e vitit 2020.

EMISIONET