Hawai, tërmet 6.9 ballë gjatë shpërthimit të vullkanit Kilauea

Hawai, tërmet 6.9 ballë gjatë shpërthimit të vullkanit

Një tërmet me magnitudë 6.9 ballë goditi Big Island në Hawai, shkruan BBC.

Bëhet fjalë për tërmetin më të fortë, regjistruar që nga 1975-a deri më sot në arqipelag, ku prej ditësh ndodhin shpërthime të vullkanit Kilauea.

Mijëra vetë u evakuuan dhe shqetësimi për llavën që mund të ridalë dhe gazrat toksikë, është gjithnjë në rritje tek qendrat e banuara.

Autoritetet e ishullit evakuuan disa prej banorëve dhe izoluan zonën. Për momentin nuk regjistrohen dëme në infrastrukturë.

Ekspertët e kanë përjashtuar alarmin e një tsunami të mundshëm.

Observatori vullkanologjik i Hawaiit referon se rrjedhja e llavës po spostohet në drejtim të lindjes së Puna-s, një zonë kjo e pasur me pyje dhe të mbjella.

 Në këtë zonë të ishullit ka mbi 2 mijë vetë, të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, disa prej të cilave u shkatërruan nga llava vullkanike


Kliko ketu per te pare FOTOGALERINE

EMISIONET