Harvey Weinstein lirohet me kusht për 1 milionë dollarë

Harvey Weinstein lirohet me kusht për 1 milionë dollarë

Ish manjati i filmave në Hollivud Harvey Weinstein është liruar me kusht për 1 milionë dollarë, pasi u akuzua në New York për përdhunim dhe abuzime seksuale.

Weinstein, 66vjeç, ra dakord për të vënë gjurmuesin me GPS dhe për të dorëzuar pasaportën e tij pas kthimit nga policia të Premten.

Ai mohon të ketë patur marrëdhënie pa konsensusin e të dy palëve dhe avokati i tij thotë se ai do të shpallet i pafajshëm.

Aktorja Rose McGowan, e cila akuzoi Weinstein për përdhunim, tha për BBC se kjo ishte një ditë 'e mrekullueshme  për të mbijetuarat'.

"Është një moment vërtet domethënës, është një shuplakë e vërtetë kundër abuzimit me pushtetin", tha ajo.

"Është vetëm fillimi i atij procesiIt's a very significant moment, it's a concrete slap in the face of abuse of poëer," she said. "It's just the beginning of that process and nëse mund ta shohim këtë deri në fund, shpresoj që të dalim fitimtarë."

Pretendimet ndaj producentit të filmit të turpëruar nxitën lëvizjen #MeToo, e cila kërkonte të demonstronte dhe të tërhiqte vëmendjen ndaj mbizotërimit të përhapur të abuzimit seksual dhe ngacmimeve.

Më shumë se 70 gra kanë akuzuar Weinstein për sjellje të keqe seksuale edhe pse akuzat kanë të bëjnë vetëm me dy prej tyre.

Disa akuza datojnë dekada.

EMISIONET