Harrojeni shiun! Ja çfarë bën Capital T për të nxehur motin

Harrojeni shiun! Ja çfarë bën Capital T për të nxehur

Reperi Capital T ka publikuar projektin e ri muzikor të titulluar “O Ma” që tregon ambientin e nxehtë me pishina, të përshtatshëm për sezonin veror.

Mund të duket sikur ia dedikon nënës së tij, por në të vërtetë e ka për një femër.

Nuk dihet nëse këngëtari nga Kosova e ka dedikim për një person të vecantë në jetën e tij, por teksti i shkruar nga vetë ai flet për një dashuri të përfunduar. Edhe pse romanca ka marrë fund, ndjenjat nuk janë shuar ende.

Pritet që ky të jetë hiti veror nga Capital T, si dhe një sukses tjetër për karrierën e tij.

EMISIONET