7 muaj pas paraqitjes së projektit, Air Albania mbetet në pikpyetje. Ministrja e infrastrukturës dhe Energjitikës, Belina Balluku, në një deklaratë për mediat para një muaji premtoi se procesi i çertifikimit do të përfundojë brenda 10 ditëve dhe do nisin fluturimet. Por ende asgjë nuk dihet rreth këtij projekti.  Duket se Ministrja ka dashur që të shuajë polemikat dhe lajmet e disa portaleve të huaja se Air Albania është drejt dështimit.

"Një falenderim shumë i veçantë për forcën e parë të këtij eventi, Belindën, shtrigën tonë kuqezi të Aviacionit, e cila ka bërë gjithçka duhej me një profesionalizëm dhe me një vullnet e pasion pa të cilin  ne nuk do të ishim këtu sot" deklaroi Rama.

Por duket se pluhuri magjik nuk ka funksionuar dhe Air Albania nuk po arrin që të fluturojë.

Rreth 7 muaj më pas tashmë në detyrën e Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, u shfaq në Rinas ku dha një tjetër premtim.

Ajo garantoi se ky projekt gjigand, i cili do të mbajë flamurin shqiptar, po ecën pozitivisht në bazë të gjitha procedurave duke vendosur edhe afate se brenda 10 ditëve do përfundojë çertifikimi, duke i hapur rrugën fluturimeve.

Belinda Balluku: Për të konkluduar marrëveshjen financiare mes palëve, e cila hap dritën jeshile për çertifimin  e kësaj kompanie nga Autoriteti i Aviacionit Civil, gjë që do të ndodhë në ditët në vazhdim brenda një jave apo 10 ditëve.

Por mesa duket edhe pse ka kaluar një muaj nga kjo deklaratë, ende nuk dihet asgjë në lidhje me nisjen e fluturimeve të kompanisë shqiptare Air Albania,  e cila u reklamua si një ndër arritjet e qeverisë.

Por kjo deklaratë e ministres, Belinda Balluku,  duket se ka pasur si synim shuarjen e polemikave që erdhën edhe nga disa portale të huaja, të cilat ngritën pikëpyetje në lidhje me operimin e Air Albania.

/Ora News.tv/